Irak, vriten 80 burra të besimit Jazidi

Militantët në Irakun e Veriut kanë masakruar të paktën 80 burra të komunitetit fetar Jazidi në një fshat ndërsa nuk dihet fati i grave dhe fëmijëve. Luftëtarët e shtetit islamik hynë në fshatin Kocho, 45 km larg Sinjarit dhe u kërkuan banorëve të ndryshonin menjëherë fenë përndryshe do të vriteshin.Zyrtarët kurdë konfirmuan masakrën. Një zyrtar i lartë Hoshiyar Zebari i tha Reuters se militantët mbërritën me automjete dhe filluan të vrisnin banorët.  Ndërkohë një dëshmitar tha se gjithçka ndodhi brenda një ore. Luftëtarët e shtetit islamik ishin përpjekur prej 5 ditësh që të bindin fshatarët që konvertonin fenë e tyre ndërsa u jepnin edhe leksioni për besimin suni. Më pas mblodhën të gjithë burrat në një shkollë dhe i qëlluan për vdekje, ndërsa gratë dhe vajzat i hipën në mjete të ndryshme dhe i transportuan drejt një destinacioni të panjohur.Masakra e islamikëve kundër myslimanëve jo suni ka tronditur komunitetin ndërkombëtar që ka marrë menjëherë masa.Në Nju Jork, këshulli i sigurmit i OKB-së vendosi sanksione ndaj anëtarë të shtetit islamik.Rreth 1.2 milionë irakianë të besimit jazidi dhe të krishterë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në veri për të shpëtuar nga masakrimi. Ndërkohë televizioni irakian lokal kurd raporton se avionët amerikanë kanë nisur sulmet ajrore mbi pozicionet e militanëte të ISIS pranë depos së ujit në Mosul dhe në qytete të tjera përreth.Por komanda amerikane nuk pranoi që të konfirmonte lajmin me pretendimin se po përpiqet të mbrojë jetën e personelit. Depoja e ujit ndodhet në duart e militantëve dhe furnizon me ujë të pijshëm një zonë të konsiderueshme në veri të Irakut.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter