Rritet numri i të vdekurve nga Ebola, rrezikohet Afrika Lindore
Afrikë - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka klasifikuar Kenian si një vend "me rrezik të lartë", për përhapjen e virusit vdekjeprurës Ebola.Kenia është e ndjeshme ndaj këtij rasti, për shkak se ajo është një qënder e madhe transporti, me shumë fluturime nga Afrika Perendimore, tha një zyrtar i OBSH.Ky është paralajmërimi më serioze deri më tani nga ana e OBSH-së, se Ebola ka gjasa të përhapet në edhe në Afrikën Lindore.Sipas të dhënave zyrtare nga OBSH, numri i të vrarëve nga sëmundja vdekjeprurëse është rritur ndjeshëm dhe ka arritur në 1069 persona.Organizata Botërore e shëndetësisë ka shtuar më tej se 56 të vdekur dhe 128 raste të reja të infektuara, janë raportuar gjatë dy ditëve të fundit.Kanadaja tha se është gati të dhurojë 1000 doza të një vaksine ekpserimentale ndaj Ebolës, ndihmë kjo për të luftuar shtrirjen e metëjshme të kësaj sëmundje.m.p/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter