OBSH: Ebola është nënvlerësuar
Shpërthimi i virusit vdekje-prurës i Ebola-s është nënvlerësuar, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa numri i viktimave prej tij ka arritur në 1069. Sipas OBSH-së, rastet e raportuara të vdekjeve dhe numri i të prekurve nga ky virus, në realitet nuk reflektojnë shkallën reale të krizës në shtetet e prekura nga ai. Në një deklaratë zyrtare, ekspertët e OBSH kërkojnë menjëherë ndërmarjjen e masave të jashtëzakonshme.Ebola shpërtheu në muajin shkurt në Guine dhe më pas u përhap me shpejtësi në Liberi, Sierra Leone dhe Nigeri. Megjithatë, OBSH tha se rreziku i transmetimit të Ebola-s gjatë udhëtimeve ajrore mbetet i ulët, pasi sëmundja nuk përhapet në ajër. Një kompani ajrore në Kenia ka refuzuar të pezullojë fluturimet e saj mbi shtetet të cilat janë të prekura nga virusi në Afrikën Perëndimore.Masat e jashtëzakonshme sipas OBSH, duhet të ndërmerren së paku për një kohë të caktuar, masa që duhen marrë si një përgjigje jo vetëm për vendet e prekura por në mbarë botën. Dy persona kanë humbur jetën në Nigeri orët e fundit pasi kishin pirë një solucion të kripur, pasi mendohej se ai do të parandalonte infektimin nga Ebola.Ditët e fundit qarkullonin zëra në Nigeri se nëse njerëzit pinin solucion me ujë të kripur dhe madje bënin dush me ujë të kripur, atëherë nuk do të prekeshin nga virus i Ebola-s, por në fakt kjo kurë rezultoi false. Madje orët e fundit në Nigeri, qindra persona janë shtruar në spital pasi kanë konsumuar ujë të kripur.