Kriza në Ukrainë, ende pa zgjidhje

Bisedimet katër-palëshe mes ministrave të Punëve të Jashtme në Berlin mbi çështjen ukrainase ishin të vështira, deklaroi ministri gjerman, Frank Walter Steinmeier, por së paku tha ai, u arrit progres."Ishin bisedime të vështira por besoj dhe shpresoj se kemi bërë progres në disa pika", deklaroi Steinmeier në përfundim të pesë orë bisedime me homologët e tij, ukrainasin Pavlo Klimkine, rusin Serguei Lavrov dhe francezin Laurent Fabius.Ndërkohë ende nuk janë saktësuar pikat në të cilat është arritur progres. Sipas Steinmeier, i cili foli për mediat pas takimit që zgjati 5 orë, i takon krerëve të jashtëm, të raportojnë me shefat e qeverive të tyre dhe më pas brenda kësaj jave, do të vendoset se në çfarë drejtimi do të vazhdojnë bisedimet.Ndërsa nga ana e tij, pas përfundimit të bisedimeve, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se u  arrit një marrëveshje e plotë për dërgimin e ndihmave humanitare ruse në ndihmë të popullsisë në lindje të Ukrainës por jo një marrëveshje armëpushimi.Një autokolonë ruse me ndihma vijon të qëndrojë në kufi me Ukrainën, në pritje të kontrollove. Kryqi i kuq kërkon garantimin e sigurisë nga të dyja palët, përpara se konvoji më ndihma të hyjë në Ukrainë. Janë 270 kamionë me ndihma në dalje të qytetit rus të Kamensk-Shakhtinsky, shumë pranë me qytetet ukrainase, të pushtuara nga rebelët pro-rusë.Edhe në takimin në Berlin, liderët e jashtëm të Rusisë, Gjermanisë dhe Ukrainës shprehën frikën dhe shqetësimin se mes ndihmave, mund të fshihen armatime dhe pajisje ushtarake për separatistët.Më shumë se 2 mijë civilë dhe luftëtarë janë vrarë që nga nisja e konfliktit Ukrainë-Rusi. Javët e fundit, ushtria ukrainase ka intensifikuar operacionet e saj për të mposhtur rebelët pro-rusë dhe për të rimarrë nën kontroll dy qytetet kyce në lindje të vendit, Luhanskun dhe Donjetskun.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter