Protestat antiqeveritare, nisin bisedimet në Pakistan

Pakistan - Kanë nisur bisedimet e para mes qeverisë së Pakistanit dhe përfaqësuesve të dy grupeve protestues, teksa demonstruesit u afruan në zonën e ashtuquajtur e kuqe, në të cilën janë të vendosura pjesa më e madhe e institucioneve shtetërore.Imran Khan, udhëheqës i partisë opozitare dhe Tahir Ul Qadri, i cili kryeson partinë PAT, kërkojnë  dorëheqjen e kryeministrit Naëaz Sharif. Sipas tyre ky i fundit ka ardhur në pushtet nëpërmjet manipulimit të proçesit zgjedhor. Kryeministri Sharif ka mohuar akuzat, duke u shprehur separtia e tij fitoi zgjedhjet me një shumicë dërrmuese, në atë që u konsiderua  transferimi i parë i paqte i pushtetit në  Pakistan. Kryeopozitari  Khan tha se kishte paraqitur gjashtë kërkesat, mes të cilave edhe dorëheqja e Sharif. Qeveria reagoi menjëherë duke thënë se kërkesat nuk kishin asnjë bazë ligjore.Ndërkaq, të dy antiqeritarët, Khan dhe Qadri, janë thirrur të paraqiten para Gjykatës Supreme për të shpjeguar protestat. Protestat i patën fillesat në qytetin Lahore dhe më pas u përhapen drejt Islamabadit. Policia Pakistaneze arrestoi 150 aktivistë opozitar më heret, pas dhunës që shpërtheu mes paleve. Më heret khan tha se qeveria ishte e paligjshme, duke bërë thirrje për zgjedhje të reja. Ai tha gjithashtu se priotestat nuk do të ndalen deri  rrezimin e kryeministrit Sharif. Këto protesta shihen si sfida më e madhe e  Kryeministrit Naëaz Sharif që prej ardhjes në pushtet. Ai  mori detyrën vitin e kaluar, duke marrë edhe mbështetjen ndërkombëtare.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter