SHBA dërgon 130 këshilltarë ushtarakë në Irakun verior

SHBA kanë dërguar 130 këshilltarë ushtarakë në rajonin kurd në veri të Irakut. Sipas sekretarit amerikan të mbrojtjes, Chuck Hagel, forcat e marinës dhe forcat e operacioneve special, do të vëzhgojnë nga afër situatën humanitare dhe nuk do të angazhohen në luftë."Ata do të shërbejnë vetëm për të parë nga afër dhe për të ofruar ndihmën e tyre" tha Hagel, ndërsa shtoi se 130 trupat kanë mbërritur në qytetin verior të Irbilit. Aktualisht në Irak gjenden edhe 250 këshilltarë të tjerë ushtarak, që prej fillimit të ofensivës më 8 korrik.Zyrtarë të mbrojtjes amerikane thanë se qeveria do te vazhdojë të eksplorojë mënyra nga më të ndryshmet për të mbështetur irakienët e prekur nga luftimet në Sinjar dhe për të parandaluar akte potenciale genocide nga ana e luftëtarëve të IS.Sipas Kombeve të Bashkuara, dhjetëra e qindra civilë, përfshirë këtu edhe anëtarë të sektit Yazidi, kanë mbetur të bllokuar në malin e Sinjar nga IS dhe kanë nevojë të menjëhershme për asistencë.Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Franca kanë dërguar ndihma humanitare për to. Qeveria amerikane tha se avionët ushtarakë kanë lëshuar rreth 100 mijë pako me ushqime dhe më shumë se 123 mijë litra ujë në zonën e pushtuar nga rebelët e IS.Sipas OKB-së, më shumë se 1.2 milionë persona kanë braktisur shtëpitë e tyre në Irak ndërsa përparimi i shpejtë i militantëve të IS nëpër Irak, kanë përhapur edhe më shumë panik dhe kaos në vend.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter