Autokolona ruse ndryshon drejtim, Ukraina kërkon inpsektimin e tyre

Një autokolonë me 280 kamionë rusë drejtuar për në Ukrainë- të cilat Moska thotë se është duke transportuar mallra humanitare për civilët e lodhur të luftës  - ka ndryshuar papritur drejtimin e saj, bën të ditur agjencia e lajmeve në Ukrainë.Kamionët pritet të arrijnë në pikën e kontrollit në Kharkiv, të mërkurën, por kanë anashkaluar atë rrugë, ku sipas faqes së internetit Ukrinform, nuk është e qartë se çfarë rrugë do të ndjekë autokolona.Ministri i brendshëm i Ukrainës,  tha se autokolona ruse që po udhëton drejt pjesës së trazuar të Ukrainës në lindje të vendit, nuk do të lejohet të kapërcejë kufirin.Ukraina ka thënë se mallrat do të lejohen të futen vetëm nëse inspektohen fillimisht nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe ngarkesa transferohet në kamionë të Kryqit të Kuq.Departamenti amerikan i Shtetit tha dje se i mbështet plotësisht kërkesat e Ukrainës për të kontrolluar në kufi dërgesën ruse, në përpjekje për të garantuar se në mallrat që po transportohen nuk fshihen armë për të furnizuar kryengritësit.Rusia këmbëngul se dërgesa po menaxhohet nga Ministria e Emergjencave që nuk ka komponentë ushtarakë. Mbetet i paqartë fati i udhëtimit dhe ngarkesës së autokolonës ruse, kur t’i afrohet kufirit.Nga ana e tij, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha të martën se nuk ka pasur kontakte direkte me autoritetet ruse lidhur me dërgesat dhe se pret informacion mbi autokolonën.Agjencia ndërkombëtare thotë se një pjesë e madhe e Ukrainës lindore, përfshirë qytete të rëndësishme si Donetsk dhe Luhansk kanë mungesa në furnizimet me ilaçe, ujë dhe energji elektrike, ndërkohë që vazhdojnë përleshjet mes separatistëve pro-rusë dhe trupave ukrainase që përpiqen të vënë nën kontroll rebelimin katër mujor.m.p/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter