Rusia nis ndihma humanitare në Ukrainë, SHBA e paralajmëron të mos e pushtojë
Rusi - Rusia ka nisur një mision humanitar në Ukrainën lindore. Një autokolonë civile me ndihma është nisur drejt zonës së konfliktit në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.Rreth 300 kamionë të ngarkuar me grurë, ushqime për fëmijë, gjeneratorë apo medikamente që do të shkojnë për civilët që kanë mbetur të bllokuar nga konflikti në rajonet e zaptuara nga rebelët prorusë.Karvani u nis nga jugperëndimi i Moskës sot në mëngjes dhe pritet të mbërrijë në kufirin ukrainas për dy ditë.Zyrtarët rusë thanë se qeveria e Ukrainës pranoi ndihmën, ndërsa shtetet perëndimore paralajmëruan Rusinë të mos e përdorë ndihmën humaniare si një preteks për të pushtuar lindjen e Ukrainës.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se përtej kësaj gadishmërie për ndihma humanitare, Rusia po shton prezencën ushtarake në kufi dhe mund të jetë duke planifikuar një operacion të jashtëligjshëm ushtarak në Ukrainë.45 mijë trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën, ditët e fundit.Megjithatë, Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se idea për të përdorur karvanin humanitar si një maskim për të pushtuar lindjen e Ukrainës ishte absurde dhe dhe garantoi se misioni ishte vetëm humanitar.Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Rusia po e nis misionin në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar. Por Kryqi i Kuq tha se nuk ka marrëveshje të mirëfilltë për pjesëmarrjen ruse dhe se "do duhet të sqaroheshin disa hollësi praktike", para realizimit të një misioni tillë. Mijëra njerëz në zonat rusishtfolëse të Ukrainës lindore njoftohet se po përballen me mungesa të ujit, ndihmës mjekësore dhe tëë energjisë elektrike, ndërkohë që forcat ukrainase po luftojnë kundër separatistëve prorusë, të cilët po përpiqen të krijojnë një rajon autonom në afërsi të kufirit rus.Të hënën, Presidenti amerikan Barak Obama dhe homologu i tij ukrainas Petro Poroshenko, gjatë një bisede telefonike, ranë dakord që çdo prani ruse në Ukrainë, pa pëlqimin e Kievit, do të ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare.Në faqen e internetit të Presidentit të Ukrainës, më pas thuhej se, lidhur me misionin e ndihmave, bëhej thirrje që në të, të merrnin pjesë, edhe vendet nga BE, si Gjermania dhe partnerët e tjerë. Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter