Merr jetë projekti prej milionë dollarësh, kryebashkiaku: Qytetarët të mos na pengojnë

Elbasan - Projekti prej 5 milion dollarë që po kryhet nga Bashkia Elbasan, ka përfshirë dy bulevardet kryesore "Aqif Pasha" dhe "Qemal Stafa", në unazën e qytetit, e në rrugët hyrëse të Elbasanit. Por projekti përfshin dhe rrugë dytësore, të cilat prej kohësh nuk shihnin investime.Gjithashtu nga vendorët është marrë përsipër dhe sistemimi i fasadave të  pallateve, të konsideruara me mjaft rëndësi për shndërrimin e fytyrës së qytetit, ku aktuliasht po bëhen suvatime e lyerje. Punimet kanë nisur me ritme të shpejta dhe pritet të perfundojnë me 30 tetor.Por këto investime publike kanë kërkuar që rreth 100 objekte të prishen, por kryebashkiaku Sejdini thotë se të prekurit janë dëmshpërblyer në masën 100%.Ndërhyrjet nga bashkia do të pasohen dhe me sistemim të zonave periferike të qytetit të Elbasanit.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter