Lezhë, çelet ekspozita e Marubit, reflektim mbi traditën
Lezhë- Tradita dhe kostumografia shqiptare e veriut në fotot e Marubit është prezantuar edhe në qytetin e Lezhës. Ekspozita e hapur në galerinë e arteve ka prezantuar për artëdashesit lezhjanë magjinë e fotografisë së familjes Marubi për të kuptuar se për të jetuar të tashmen duhat të kuptosh mire të shkuarën.“Në këtë ekspozitë prezantohet një vlere e madhe sic është etnografia” u shpreh përgjegjësi i galerisë së arteve në Lezhë, Ymer Metalia.“Ekspozita me disa prej fotografive të familjes Marubi shkon përtej impaktit që krijon një ekspozitë e thjeshtë e arteve pamore, pasi evokojmë ato tradita të çmuara të vendit tonë”, tha në fjalën e tij përshëndetëse kreu i bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj, duke shtuar se kjo është një vlerë e patjetërsueshme që familja Marubi e ktheu ne art.Ekspozita me foto nga fototeka Marubi do te jetë e hapur per 5 ditë në galerinë e arteve në Lezhë, ndërsa ftohen kryesisht emigrantët, në mënyrë që të marrin me vete një pjesë të rendësishme të kulturës kombëtare.