PD, Ademi: Të hetohet mekanizmi i punësimit në zyrat e PS
Partia Demokratike ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë mekanizmin e punësimit në zyrat e Partisë Socialiste. Në një dalje për mediat nga selia blu, deputetja Voltana Ademi i bën thirrje të gjitha vajzave dhe grave që të denoncojnë çdo rast dhune.“Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të kalojë në sitë këtë mekanizëm kriminal e pervers punësimi, në të gjitha zyrat e e Partisë Socialiste në Shqipëri. I ftojmë vajzat dhe gratë e Shqipërisë, të ngrenë zërin, të denoncojnë cdo lloj dhunuesi. Edhe nëse ka mandatin e oligarkisë në pushtet, askush nuk ka të drejtën të shesë e të blejë, të bëjë pazar me nderin tonë”, tha Ademi.Partia Demokratike ka shprehur shqetësimin e saj pas skandalit seksual në Sarandë se vendet e punës kjo qeveri i këmben si në Pazar. Deputetja Voltana Ademi deklaron se më këtë skandal është ndezuar llamba e alarmit gjithë shoqërinë dhe vendin.“Kur përfaqësuesi politik i oligarkisë kërkon favor seksual me një të mitur, në këmbim të një vendi pune, do të thotë se është ndezur llampa e alarmit, për shoqërinë, për shtetin për vendin tonë.Quo Vadis?Me të vërtetë, ku po shkojmë kështu?Shqetësimi shumëfishohet kur del në dritë mekanizmi se si funksionon punësimi në vend. Skandali i Sarandës nxori zbuluar atë që të gjithë kemi dëgjuar, se në realitet vendet e punës kjo qeveri i këmben si në pazar, pikërisht në zyrat e Partisë Socialiste”, u shpreh deputetja demokrate.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitterex/oranews.tv/