Vetësakrifikimi i Pandi Toçes, Bashkia propozon titullin "Qytetar Nderi"

Tiranë – Kryebashkiaku Lulzim Basha do t’i propozojë Këshillit Bashkiak që t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës, Pandi Toçes, aktorit të Teatrit Kombëtar që u mbyt në Liqenin Artificial të Tiranës duke shpëtuar një fëmijë.Nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, ka ngushëlluar sot familjen e Pandi Toçes dhe ka deklaruar: “Sot bëmë një vizitë në shtëpinë e të ndjerit Pandi Toçe, i cili u nda nga jeta duke shpëtuar një jetë fëmije.Besoj se mesazhi i këtij qytetari të Tiranës në një kohë të ngarkuar me emocione, është i qartë nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Vlerat njerëzore mbi të gjitha. Bashkë me të afërmit e fëmijës që u shpëtua, jo vetëm që i shprehëm ngushëllimet sot ngushëllimet më të ndjera familjes, duke vlerësuar këtë akt të pazakontë trimërie por edhe vetësakrifikimi, por i shpreha gjithashtu faktin se me porosi të veçantë të Kryetarit Lulzim Basha, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë Këshillit Bashkiak, në mbledhjen më të afërt, dhënien e titullit “Qytetar i Tiranës”, titull mirënjohjeje. E them edhe njëherë se ky akt, në rrethanat e sotme, ka gjetur mirënjohjen dhe vlerësimin e qytetarëve të Tiranëve.”Aktori i Teatrit Kombëtar, Pandi Toçe, humbi jetën mëngjesin e 12 gushtit në Liqenin Artificial të Tiranës. Ndërsa shëtiste herët në mëngjes, ai ka vërejtur një fëmijë që i kishte rënë topi në Liqen dhe në tentativën për ta marrë, fëmija po thithej nga balta. Toçe ka vrapuar për ta ndihmuar fëmijën, por ka qënë e pamundur të dilte më nga uji, i asfiksuar.[caption id="attachment_353406" align="alignleft" width="720"]Pandi-Toce Pandi Toçe[/caption]ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter