Itali, gjendet mes rrënojave të dy avionëve trupi i një piloti

Tirane- Eshtë gjetur trupi i pajetë i njërit prej pilotëve të aksidentuar, kur dy avione te llojit tornado u përplasen dje në ajër.Trupi i karbonizuar u gjet në zonën e Tronzanos dhe eshtrat e tij ishin mbi mbetjet e njërit prej avioneve.Sipas Aeronautikës Ushtarake italiane në bordin e avionit të parë ndodheshin kapiteni Alessandro Dotto nga Torino dhe piloti Giuseppe Palminteri nga Napoli.Në avionin tjetër ndodhej kapitenja Mariangela Valentini nga provinca Novara dhe piloti Paolo Piero Franzese. Gjithashtu në vendin e ngjarjes, aty ku po kryen kërkimet për gjetjen e trupave, është gjetur karta e identitetit e njërit prej pilotëve së bashku me foton e tij.Në vendngjaje kanë shkuar edhe autoritet më të larta të aeronautikës, mes tyre edhe gjenerali i ushtrisë Maurizio Lodovisi.Ndërkaq më herët ishin rritur shpresat se njëri prej piloteve mund të jetë gjallë, pasi policia gjeti në vendin e ngjarjes një parashutë, për të cilën mendohej se mund të jetë përdorur nga njëri prej piloteve në bord.Shumë forca policie dhe zjarrfikës ndodhen në Casamurana në kërkim të trupave të pajetë.Një nga personat e humbur, Mariangela Valentini, 31 vjeç , pilote, ka marre pjesë në disa operacione ushtarake jashtë vendit, si në Afghanistan në vitin 2010 dhe në Libi ne 2011. Prokuroria në Ascoli Piceno ka nisur hetimet për aksidentin.Prokurori Michele Renzo i ka besuar çështjen Umberto Montit, i cili dje në orët e vona ka mbajtur një mbledhje të posaçme për këtë çështje. Në mbedhje gjithashtu janë diskutuar edhe kompetencat e operacioneve të kërkimit, por edhe detajet e hetimeve. Aksidenti ajror ndodhi dje, kur dy avionë "Tornado" të Aeronautikës Ushtarake u përplasën mbi rajonin Marche, apo mbi komunën Ascoli Piceno. Sipas mediave italiane, dy avionët ishin në stërvitje kur u përplasën me njëri- tjetrin.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter