FOTOLAJM/ Një natë vere në spitalin e Traumës dhe te Pediatria
Tiranë- Qendra e Traumës që përballon të gjitha urgjencat, ndodhet në gjendje mjerane.Fotot e publikuara nga vetë mjekët por edhe pacientët, në rrjetet sociale janë dëshmi e asaj çfarë ndodh.Fotografia e parë është shkrepur në orët e para të mëngjesit rreth orës 01:00 nga mjeku Arben Runanë Spitalin Universitar të Traumës.Një qytetar, familjar i një pacienti të aksidentuar po e kalon natën i shtrirë në shkallë.Po në të njëtën foto, pak më tutje shihet një zonjë edhe ajo e mbuluar me batanije shtrirë në afërsi të derës në njërin nga shërbimet e spitalit të traumës.Ajo është një e pastrehë dhe prej vitesh koridorët e spitalit i përdor për të qëndruar natën.Ndërsa në fotografinë e dytë familjarët qëndrojnë të shtrirë përpara shërbimit të Pediatrisë në pritje që fëmijët të kenë marrë mjekimin.Madje, një nënë në orët e vona të natës ka në duar fëmijën e saj.Edhe në këtë rast shqetësimi është i njëjtë, fluks dhe qëndim ku të mundin të pacientëve dhe të afërmve të tyre.Fotot dëshmojnë që fluksi i pacientëve edhe shoqërimi nga shumë familjarë, bënë që spitalet të popullohen dhe të afërmit e të hostipalizuarve e kalojnë natën në këtë gjendje.RTV Ora News kontaktoi me burime zyrtare të këtij spitali mbi vërtetësinë e këtij materiali.Burime zyrtare thanë se foto të tilla janë shpërndarë në internet edhe nga një familjar i një të aksidentuari nga Vlora. Foto e cila mësohet ‘i ketë shkuar edhe kryeministrit Edi Rama.Ndërkohë, të hënën e 18 gushtit, mësohet se ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj inspektoi Spitalin Universitar të Traumës dhe u takua me administratën dhe mjekët e këtij spiali. Takimi i ministrit Beqaj me stafin e spitalit ka qenë jo mediatik.Po të njëtat burime thanë se mjekët po bëjnë gjithçka që është e mundur për të përballuar fluksin i cili lidhet me numrin e lartë të aksidenteve dhe hapësirat jo të mjaftueshme që ka ky spital.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter