Vjedhja e 7 mln dollarëve, BSH tender për të forcuar sigurinë kompjuterike
Tiranë- Në kulmin e debateve për sistemin e dobët të kamerave të sigurisë në Bankën e Shqipërisë, një cen që doli në pah me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në institucionin më të lartë financiar në vend ka vendosur të ribëjë nga e para gjthë sistemin e rrjetit monitorues e kontrollues.Vendimi, zbulohet nga një reklamë që vetë Banka e Shqipërisë ka publikuar në median e shkruar, ku njofton tenderin e hapur kombëtar me objekt "Upgrade i infrastrukturës së rrjetit informatik të Bankës së Shqipërisë dhe integrimi i shërbimeve ekzistuese" .Për realizmin e këtij përditësimi të sistemit mbikqyrës, Banka ka vendosur një fond limit prej 35.799.000 lekë.Banka pranon oferta deri në 11 shtator, kohë në të cilën do të hapet edhe tenderi.Nuk dihet nëse ky pronjekt ishte parashikuar më herët, apo Banka e Shqipërisë e mori pas supervjedhjes së 713 milionë lekëvë, nga ku rezultoi se ka një mbikqyrje të dobët me kamera të godinës ku ruhen paratë e shqiptarëve.Prokurorët që po hetojnë vjedhjen më të madhe në historinë e Bankës, kanë në dispozicion vetëm pamjet filmike të kamerave të sigurisë për 40 ditët e fundit të muajve maj-qershor, ndërkohë që organit të hetimit i mungojnë të dhënat filmike për periudhën nga viti 2011 e deri në maj 2014, pamje të cilat do t'i jepnin hetuesve përgjigje të mbështetur në prova për mënyrën se si u vodhën 713 milionë lekë.Edhe pse një objekt i rëndësisë së veçantë, Banka ruhet me kamera sigurie të thjeshta që ruan filmimet vetëm për 40 ditë dhe pas këtij afati ato vetasgjesohen.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter