Lame: Të frenojmë Bashën, po ngre 5 'monstra betonarmeje" tek Liqeni

Tiranë – Ndërtimi i një blloku pallatesh të larta në zonën sportive tek diga e Liqenit Artificial në Tiranë me leje të lëshuara nga kryebashkiaku Lulzim Basha, është denoncuar sot edhe nga kreu i ALUIZN-it, Artan Lame, pas disa protestash që ka zhvilluar ditët e fundit Partia Socialiste.Lame vuri alarmin për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve të Tiranës për të frenuar këto "5 monstra betornameje" që po shkatërrojnë zonën e gjelbër, pasi sipas tij, mjetet ligjore nuk mjaftojnë më për ta frenuar atë që po ndodh.Sipas Lames, vendi është ndarë në disa “pashallëqe”, ku është e vështirë të ndërhyhet paarësisht vullnetit të Qeverisë, pasi vendimet e marra janë përforcuar edhe nga vendimet e gjykatave.““Sot po denoncoj sërish, - tha Lame, - shkatërrimin e zonës sportive poshtë digës së Liqenit. E kam denoncuar këtë fakt që vjet në prill dhe Bashkia, me paturpësinë më të madhe, publikisht, gjithmonë është shprehur se ne po gënjenim. Tani që lejen e dhanë, po përdorin një gënjeshtër akoma më surreale: Na thonë se duke ndërtuar këto 5 monstra prej betonarmeje, do të shtohet gjelbërimi në Tiranë!Me situatën tragjike ku po zhytet ky qytet, vetëm 6 muajve të fundit janë miratuar rreth 60 leje ndërtimi, pikërisht në zonat më të ndjeshme të qytetit. Veç këtyre, janë miratuar deri tani edhe 70 studime kun ë secilin do të jepen të tjera ndërtime të larta dhe ndërkohë gjatë gjithë gushtit, vazhdojnë të jepen lejet e reja si kjo mostra që po flasim sot.”Vendi është ndarë në pashallëqe private ku është e pamundur të frenohet nga Qeveria. Këtë situatë e ka rënduar edhe disa vendime të Gjykatës Kushteteuse dhe gjykatave vendore apo Apelit, që mund të konsiderohen si çmenduri absurde. Një prej tyre ishte një pallat në rrugën e Elbasanit që ishte dukshëm i paligjshëm dhe Gjyakata çoi në arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të INUK.Theksoj se rrugët ligjore s’janë të mjaftueshme për të ndalur këtë masakët. Unë edhe si qytetar, - shtoi Lame, - do të bëj të pamundurën për t’i vënë fre kësaj dallge betonizimi.Reagon BashkiaPak pas deklaratës së kreut të ALUIZNI-i, ka reaguar Bashkia e Tiranës. "Edi Rama vazhdon fushatën e shpifjeve dhe mashtrimeve kundër Bashkisë së Tiranës, - thuhet në dekaratë. - Edi Rama zhduku lulishte të tëra nga zemra e kryeqytetit dhe betonizoi mbi 65 mijë metra katrorë gjelbërim, vetëm në 4 vitet e tij të fundit si kryebashkiak.Në tre vitet e fundit, Bashkia Tiranë ka shtuar mbi 95 mijë metra katrorë hapësira të blerta dhe ka mbjellë 23 145 mijë pemë dhe bimë dekorative. Plani urban i Tiranës i dha fund sekserëve “alla Lame” dhe arbitraritetit korruptiv “alla Rama”. Vajtimet e sotme të shkatërruesve të djeshëm të Tiranës, - përfundon deklarata, - nuk i beson askush."ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter