CEZ, Bumçi: Qeveria direktiva t'i faturojë sa më shumë qytetarët
Marrëveshja e CEZ me qeverinë shqiptare është venë në shënjestrën e opozitës. Sipas deputetit të PD, Aldo Bumçi janë dhënë disa urdhra poltik në lidhje me faturimet e energjisë elektrike.Në një dalje për mediat nga selia blu, Bumçi paralajmëron se shqiptarët duhet të përgatiten për një dimër të vështirë, pasi direktivat janë dhënë që të faturohen sa më shumë qytetarë.“Punonjësit e CEZ, sot me emrin OSHEE, kanë marrë urdhëra politikë nga lart që të mos faturojnë më pak se 200 kë/orë në fshat, edhe pse banorët e fshatit përgjithësisht shpenzojnë mjaft më pak, të mos faturojnë më pak se 200 KW/orë në ato banesa, në fshtat edhe në qytet, ku nuk banon njeri, dhe ku sipas tarifave të miratuara nga ERE, duhet paguar vetëm 340 leke/muaj.Për biznesmenët e vegjël vijnë “supriza” të tjera. Pavarësisht llojit të biznesit, mikro apo të vogël, sezonal apo jo, biznesi nuk do të paguajë më pak se 500 kë/orë, pavarësisht sa I lexon matësi”, tha Bumçi.Bumçi gjithashtu është shprehur i shqetësuar, sepse kompania nuk do të presë as ankimime sepse me urdhër nga lart, qëllimi është t’i sorrollasin qytetaret.“Për të gjithë ju qytetarë që doni të ankoheni, përgatituni të mos ju dëgjojë askush në sportelet e kompanisë, sepse urdhëri është që t’ju sorollasin, mos t’ju lënë të bëni asnjë ankimim, edhe pse jeni plotësisht në të drejtën tuaj. Por ajo që i vëdamkën menaxhimit rilindast ish-CEZ, është fakti se nëse vula e matësit tuaj dëmtohet, qoftë edhe pa dijeninë tuaj, familiarët do të faturohen me 800 KË/orë, dhe bizneset me 1500KË/orë”, u shpreh Bumci. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter