MAS: Ja pse e mbyllëm 'Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës"

Tiranë – Ministria e Arsimit ka bërë publike sot, arsyet e mbylljes së “Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës”, një institucion privat që shkeljen e ka parë ligjore e ka shënuar duke u emërtuar si “universitet”.Sekretari i Përgjithshëm i MAS, Plarent Ndreca, radhiti shkeljet ligjore të këtij institucioni të arsimit të lartë. “Ka afruar nëj program studimi të paliçensuar nga MAS, program studimi në master shkencor. Nga verifikimi i të dhënave,- tha Ndreca, - për vitin akademik 2012-2013 në këtë program akademik janë diplomuar 22 studentë dhe në vitin 2013-2014, janë regjistruar me kohë të pjesshme 3 studentë. Në këtë program të pamiratuar nga MAS rezulton që janë diplomuar 22 studentë, për të cilët nuk gjenden të dhëna.Ka rezultuar që institucioni ka lëshuar diploma para akredimit të tij.Nuk ka numër minimal të stafit akademik, që duhet të ishte 7. Nuk ka të paktën 3 prej tyre me tituj dhe grada shkencore. Ka personel me moshë mbi 68 vjeç në kundërshtim me ligjin.Objekti i shkollës është në proces legalizimi, që do të thotë se është pa leje ndërtimi dhe shfrytëzimi. Për degët farmaci dhe mjekësi nuk disponon fare laboratorë.Raporton në mënyrë të pavërtetë ekzistencën e një qendre kërkimi dhe zhvillimi si pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe teknologjisë së informacionit, por realisht kjo qendër nga vetë deklarimet e institucionit, nuk rezulton të ketë personel efektiv në këtë qendër. Ky fakultet në shkelje të ligjit, përbëhet vetëm nga dy njesi bazë, kur minimalisht duhet të ishin tre.Nuk ka plan zhvillimi financiar. Nuk raporton në MAS, tarifat dhe tarifat shtesë.Marrëveshjet me studentët nuk janë konform ligjeve në fuqi. Aty parashikohen edhe tarifa shtesë në rast përsëritjeje të provimit, diplomës etj.Janë bërë reklama ku paraqiten të dhëna të pavërteta ose në dëm të studentit. Përdor në mënyrë abuzive emërtimin “universitet’ ndërkohë që statusi i institucionit të arsimit të lartë është “Shkollë e Lartë”, pasi nuk ka asnjë emërtim të tillë të miratuar me vendim të Qeverisë apo të MAS dhe nuk kërkon cikle të treta studimi që të konsiderohet “universitet”.Promovon si programe studimi të akredituara, të gjitha programet, në një kohë kur vetëm 4 prej tyre janë të tilla. Regjistri bazë i studentit, - theksoi Ndreca, - nuk është pajisur me kodin unik dhe në to ka korrigjime, të pashoqëruara me procesverbalin sqarues duke lënë dyshime për ndërhyrje në to.”

SHLNT Nderkombetar 20 Gusht_001

ar.sh/Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter