Arrestohet mjeku që përdhunoi 39 paciente

Policia braziliane arrestoi në Paraguai mjekun Roger Abdelmassih, i dënuar për abuzim seksual ndaj 39 pacientëve të tij. Ai ishte shpallur ne kerkim që nga viti 2011, pasi u dënua me 278 vjet burg për perdhunimin e shume grave në klinikën e tij të fertilitetit në Sao Paulo.Abdelmassih, specialist për riprodhim të asistuar, ishte shumë i njohur në Brazil për trajtimet ndaj shumë personaliteteve të njohura braziliane.Mjeku jetonte në një zonë të veçantë të kryeqytetit Paraguai, Asuncion, së bashku me bashkëshorten dhe dy femijët. Arrestimi u krye nga oficeret paraguajanë, në bashkëpunim me ato të antidrogës, i asistuar edhe nga hetimi i përbashkët me autoritetet braziliane. 70-vjeçari Rozhe pritet të ekstradohet në San Paolo , ku do të vuajë dënimin. Pavarësisht dënimit me 278 vjet burg, mjeku Brazilian do të vuajë vetëm 30 vjet të dënimit. Menjëherë pas arrestit, disa nga viktimat kanë postuar në tëitter mesazhe, duke festuar arrestimin e tij.Rozhe Abdelmasih u arrestua fillimisht në vitin 2009, pas denoncimit të një prej punonjësve të tij. 39 gra janë përdhunuar gjatë ekzaminimeve mjekësore apo në dhomat e rikuperimit pas trajtimeve.Abuzimet seksuale janë kryer gjate viteve 1995 dhe 2008. Mjeku ka mohuar te gjitha akuzat, duke u shprehur se pacientet e tij mund të kenë pësuar halucinacione si pasojë e anestezisë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter