Maliq, 350 milionë lekë për rikonstruksionin e trotuareve

Korçë - Maliqi, qendra e bashkisë së re në të gjithë Fushën e Korçës me ndarjen e re territoriale, pas shume vitesh ka nisur të ketë investimet e para në infrastrukturë me qëllim rigjenerimin e tij dhe krijimin e një imazhi të ri për qytezën e harruar.Prej disa javësh, me mbështetjen dhe financimin e qeverisë ka nisur zbatimi i projektit për rikonstruksionin e trotuareve.Sipas kreut të bashkisë, Gëzim Topçiu, shuma e vendosur për realizimin e këtij projekti shkon në 350 milion lekë të vjetra.Sipas Topçiut, përveç rigjenerimit të trotuareve do të sistemohet edhe ndriçimi në rrugë dhe hapësirat e gjelbra, me qëllim që Maliqi të ketë pamjen që meriton.Ky është investimi i parë pas gati 10 vitesh që financohet nga qeveria, ndërsa pritet që fondet dhe investimet të shtohen më tepër në vazhdim, duke marrë parasysh edhe zgjerimin e kufijve që reforma administrative i bën kësaj bashkie./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter