Vlorë, skafi bllokohet 15 min në det, forcat detare shpëtojnë 3 persona

Vlorë- Komanda e Forcës Detare Vlorë shpëton nga mbytja një skaf me tre persona në bord.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se tre shtetasit kishin dalë me skaf për shëtitje në det dhe papritur u është fikur motori për shkak të erës së fortë dhe dallgëzimit të lartë në det.Për pasojë ata kanë mbetur të bllokuar për rreth 15 min mes detit. Skafi ishte nisur nga Vlora drejt Karaburunit.Pas sinjalit të marrë komanda e forces detare u ka ardhur në ndihmë për 30 minuta, duke shpëtuar jetën e pasagjerëve në skaf.