Gjithçka gati për pelegrinazhin e festës në Tomorr
Berat - Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, festës pagane që fillon sot dhe përfundon në 25 Gusht, kanë mobilizuar të gjitha strukturat e policisë rrugore në qarkun e Beratit, për të marrë masat e nevojshme për qarkullimin normal të automjeteve drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe krijimin e kushteve normale për kryerjen e këtij peligrinazhi.Sektori i qarkullimit rrugor në Berat, ka hartuar një plan të detajuar masash për të krijuar një mjedis të sigurt për të gjithë shtetasit vendas dhe të huaj që do të bëhen pjesë e këtij pelegrinazhi të përvitshëm.Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore në qarkun e Beratit, Simon Mice, ka pohuar se më i përqëndruar shërbimi do të jetë përgjatë akseve rrugore Berat - Poliçan, Poliçan - Çorovodë, Çorovodë - Gjerbës dhe Gjerbës - Teqe e Kulmakut si dhe përgjatë territorit ku do të zhvillohet peligrinazhi 5-ditor.Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit, në Kulmak, të njohura si ditët e shenjta të bektashinjve, kanë mbledhur vitin e kaluar në Teqenë e Kulmakut rreth 50 mijë pelegrinë nga Shqipëria, diaspora e më gjerë. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste është më 23 Gusht./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter