Tiranë, në Selitë rrugët e amortizuara nxjerrin në sipërfaqe ujërat e zeza

Tiranë- Amortizimi i rrugëve në zonën e Selitës ka nxjerrë në sipërfaqe ujërat e zeza. Banorët të shqetësuar thonë se kanë ngritur padi ndaj bashkisë së Tiranës dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë.Për gazetarën e RTV Ora News, Manjola Hasa, përfaqësuesit e bashkisë janë shprehur që bashkia, nga ana e saj, i është bashkuar shqetësimit që banorët e kësaj zone kanë prej 11 vjetësh.Sipas saj, ish kryebashkiaku, Edi Rama, sot kryeministër vendi nuk ka asfaltuar asnjë centimeter rrugë në këtë zonë.Po sipas bashkisë, gjatë mandatit të kryebashkiakut Lulzim Basha, në zonën e Selitës janë ndërtuar 2 kilometër rrugë për 2 vite, por punimet janë ndërprerë pasi sipas saj, buxheti është i bllokuar.Po përtej këtyre reagimeve, banorët kërkojnë marrjen e masave të menjëhershme sepse ndotja është në nivele eksteme.Zona e Selitës është me një numër të konsiderueshëm banorësh, numër i çili rritet çdo ditë për shkak të ndërtimit në këtë zonë, por prej vitesh rruga qëndron njësoj e shkatërruar.Pamjet janë marrë në rurugën Mentor Xhemali, sipas banorëve kjo rrugë dikur ka qenë asfalt, por prej vitesh qëndron në këtë gjendje.