Shkodër, rritet numri i aksidenteve rrugore, mjekët: Problem ndihma e parë

Shkodër - Aksidentet rrugore dhe numri i shtuar i krimeve kanë rritur numrin e operacioneve që kryhen në këtë periudhë në repartin e kirurgjisë në spitalin rajonal të Shkodrës.Ndërkohë operacionet e parashikuara për shkak të temperaturave të larta, si çdo vit shtyhen në shtator.Shefi i repartit të ndërhyrjeve kirurgjikale, Shpëtim Ymeri, thotë se janë 1126 operacione urgjence që kryhen në vit dhe afro 3 mijë të tjerë të planifikuara.Ymeri konfirmon se në spitalin rajonal të Shkodrës kryhen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale. Ai ndalet specifikisht tek rastet e aksidenteve që shtojnë numrin e operacioneve, duke evidentuar problematikën e ndihmës së parë që u jepet të lënduarve.Operacionet më problematike në këtë periudhe pushimesh konsiderohen ato të tumoreve, të cilat zgjasin edhe më shumë në kohë./nzh/oranews online/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter