Largohen emigrantët drejt Greqisë, radhë të gjata në Kakavijë

Kakavijë - Fluks i madh në dalje është shënuar këtë të martë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës. Për shqiptarët janë dashur mëse dy orë që të presin në radhët e gjata të kalimit, ndërsa theksojnë se një situatë e tillë përsëritet çdo vit.Edhe pse pala shqiptare ka vënë në funksion shtatë sportele vetëm në dalje, fluksi i lartë ka bërë që emigrantët të ndeshen me vonesa gjatë përpunimit të dokumenteve, por edhe pala greke nuk mbetet mbrapa për radhët e gjata ,  për shkak numrit të pakët të sporteleve në hyrje.Sakaq, mungesa e ambjenteve të tualeteve, ka ngritur një tjetër problematikë tek emigrantët, të cilët janë të detyruar të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin.Mbi 7500 persona kanë dalë gjatë 24 orëve të fundit në këtë nyje kufitare, ndërkohë që në hyrje janë shënuar 3000 persona, pjesa më e madhe e të cilëve turistë të huaj, ndërsa ka shënuar rënie numri i emigrantëve që kanë lënë pas kufirin grek.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter