PD: Bilanci më dramatik në miniera, ku kanë humbur Edi Rama e Erion Veliaj?
Tiranë- Partia Demokratike denoncoi sot përkeqësimin e kushteve të sigurisë në miniera. Marrë shkas nga tragjedia e sotme, ku humbën jetën dy minatorë, kordinatorja për mediat në selinë blu, Silvi Bardhi, tha se që prej ardhjes në pushtet të kësaj qeverie kemi një bilanc lufte në minierat shqiptare.“Partia Demokratike është e shqetësuar për gjendjen e sigurisë në minierat tona.Në krye të vitit pas ardhjes së kësaj qeverie në pushtet, ka sot një bilanc lufte, më dramatiku në vitet e fundit, me mbi 13 viktima.Duke i shprehur ngushëllimet familjeve të dy viktimave të sotme në minierën e Martaneshit, Denain Barci e Xhemal Sela, duam të denoncojmë përkeqësimin në gjëndjen e sigurisë në miniera, paaftësinë e qeverisë, mashtrimin epokal që kanë bërë e bëjnë cdo ditë me minierat e me minatorët”.Sipas saj qeveria Rama përgjatë 1 viti qeverisje ka bërë zero reforma në këtë sektor.Të vetmet ndryshime, sipas PD, janë largimi i profesionistëve të repartit të inspektim-shpëtim minierave dhe zëvendësimi i tyre me militantë.Nga ana tjetër Bardhi ka dënuar edhe heshtjen e Kryeministrit dhe Ministrit Veliaj.“Zero reforma, përkeqësim në kushtet dhe trajtimin e minatorëve. Gënjeshtër e pashembullt me moshën e pensionit.Të vetmet ndryshime të bëra, janë largimi i profesionistëve të repartit të inspektim-shpëtim minierave dhe zëvendësimi i tyre me militantë, si dhe trafikimi i licensave minerare për interesa klienteliste.Të gjithëve iu kujtohet se cfarë bënte në opozitë, Edi Rama dhe Erion Veliaj kur ndodhte ndonjë incident në miniera. Nxirrnin vrer nga nëntoka e drejtonin gishtin nga qeveria. U përbetuan se me ta, minatorët do të ishin të sigurtë, do të dilnin në pension 55 vjec, e do të ishin të lumtur.Ku janë sot Edi Rama dhe Erion Veliaj? Duke gërmuar në resorte turistike dhe nuk gjejnë asnjë sekondë kohë, as për të shprehur ngushëllime, teksa mbi supe nuk iu rëndon aspak përgjegjësia që kanë për humbjen e jetëve, për mungesën e sigurisë në punë, dhe për mashtrimin e turpshëm që kanë bërë për minierat dhe minatorët”.