Basha zyrtarit suedez: Standardet demokratike nën kërcënim, na ndihmoni
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ngriti dhe njëherë shqetësimin për kursin anti-kushtetues e anti-integrim të qeverisë, dhe për klimën e pasigurisë së krijuar në vend.Gjatë një takimi me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ola Svenningsson, Basha deklaroi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë absurde është insistimi i aleateve dhe partnereve tanë euroatlantike në ruajtjen e standardeve të arritura që kjo qeveri po përpiqet përditë t’i zhbëjë çdo ditë.“Kjo fushatë, e cila filloi me zhbërjen e konsensusit për ligjin “Për Statusin e Nëpunësit Civil”, ka shkaktuar një shqetësim mbarëpopullor për revanshin ndaj administratës profesioniste publike dhe zëvendësimin e saj me militantë partiakë, për politizimin dhe paralizimin e Policisë së Shtetit përmes shkarkimeve në kundërshtim me ligjit të oficerëve dhe drejtuesve profesionistë, për sulmin e paprecedent në shkelje të Kushtetutës dhe parimit demokratik të check and ballance ndaj institucioneve të pavarura, si ILDKP dhe AMA, presionin politik ndaj gjyqësorit dhe shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave kushtetuese të opozitës shqiptare. Fryma antikushtetuese e anti-ligjore e kësaj mazhorance shënoi kulmin me skandalin e vjedhjes se miliona deklaratave konfidenciale tëtatimpaguesve shqiptare dhe me blerjen nëmes tëditës se votës të lirë të qytetarëve në zgjedhjet vendore në Korçë.Kjo frymë antikushtetuese e antiligjore që po intensifikon përditë me sulmet e saj qeveria shqiptare, ka sjellë si pasojë rritjen e pasigurisë së shqiptarëve për lirinë, jetën dhe pronën e tyre, shpërthimin e indicieve të krimit të të gjitha llojeve dhe hapa pas në standardet e arritura me aq mund nga shqiptarët gjatë këtyre viteve”, u shpreh Basha.Kryetari Basha i shprehu Drejtorit Svenningsson mirënjohjen për mbështetjen që Suedia i ka dhënë dhe vijon t’i japë integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Nga ana e tij zyrtari i lartë suedez, e falënderoi kryetarin Basha për pritjen, dhe i theksoi atij se dhënia e statusit të vendit kandidat Shqipërisë do të ishte rikonfirmim i të gjithë punës së mirë që është bërë nga qeverisja e Partisë Demokratike gjatë 8 viteve dhe se e njëjta punë e mirë duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.Në këtë kontekst, Drejtori Svenningsson shprehu keqardhjen për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat çka përbënte surprizë duke marrë në konsideratë faktin që atmosfera dhe gjasat përpara muajit dhjetor ishin tërësisht pozitive.Basha iu përgjigj komenteve vlerësuese të Drejtorit Svenningsson, duke theksuar se ishte mbështetja e vendosur dhe pa asnjë ekuivok e shqiptarëve ndaj projektit madhor të anëtarësimit në BE e cila ka përbërë shtysën vendimtare në hapat e hedhur përpara në këtë proces.Shefi i opozitës, shprehu keqardhjen që, për shak të bllokimit të opozitës së atëhershme dhe tashmë qeverisë Rama, hapat e mëtejshëm në këtë proces madhor u vonuan për më shumë se 2 vjet.“Partia Demokratike është e vendosur të mbështesë në mënyrë të pakushtëzuar procesin e integrimit europian të vendit, por ne jemi të shqetësuar për kursin e qeverisë që bie ndesh me këtë aspiratë kombëtare”, tha Basha.