Dy stërnipë të Papa Françeskut humbin jetën në aksident rrugor

Argjentinë- Dy stërnipë të Papa Franceskut dhe mamaja e tyre humbën jetën ë një aksident të rëndë rrugor në Argjentinë, në provincën Kordoba.Sipas të dhënave nga policia viktimat janë dy fëmijë, njëri 8 muajsh dhe tjetri 2 vjeç dhe nëna e tyre, bashkëshortja e nipit të Atit të Shenjtë, Horacio Bergoglio. Ky i fundit është shtruar në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.Gruaja Valeria Carmona, 38 vjeçe dhe djali i madh gjetën vdekjen në vendin e aksidentit ndërsa i vogli, djali 8 muajsh ndërroi jetë pak minuta më pas në spital.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter