Vlorë, të papunët në sheshin “Omonia”, në "luftë" për bukën e gojës

Vlorë - Nga ky shesh çdo ditë kryefamiljarë nga Vlora apo edhe rrethe të tjerë, kërkojnë një mundësi punësimi për të nxjerrë bukën e gojës. Çdo ditë në orët e para të mengjesit ata dalin në  pritje të një punë të rastit,  ndonëse e dinë se pagesa do të jetë në një vlerë minimale.Të rrënuar nga pesha e përditshme, ata tregojnë se çdo ditë është një luftë për mbijetesë dhe jeta sa vjen e vështirësohet për shkak se krahu i punës është shtuar, teksa tregu ofron shumë pak, duke bërë që ata të pranojnë çdo lloj oferte pune që mund t’u bëhet.Ata thonë se kanë tentuar edhe me zyrat e punës por shpresat janë të pakta. Ndërsa theksojnë se dimri pritet të thellojë hendekun e varfërisë tek ata.Situata në sheshin omonia në Vlorë, është pasqyra reale e punësimit, ku profesionistët e zanatçinjtë e kanë mjaft të vështirë të gjejnë qoftë edhe një punë ditore, ndërkohë që kriza e ndërtimit vazhdon të jetë e thellë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter