Djemtë e Kaninës zgjojnë kulturën, me valle “stop” shkatërrimit të natyrës

Vlorë- Kanina po përpiqet të zgjojë interesin e turistëve, nëpërmjet mbremjeve festive të favorizuara nga vet pozicioni gjeografik ku ndodhet.Djemtë e Kaninës janë organizatorët e mbrëmjes festive, e cila për ta nuk do të jetë e fundit, duke parë personat që eventi u tërhoqi vëmëndjen.Me moton, “Të ndalojmë shkatërrimin e natyrës nga dora e njeriut”, kalaja e Kaninës, mblodhi mbrëmë, pushues të ardhur nga çdo cep i vendit, madje edhe më gjerë nga diaspora, ku panë spektaklin që iu dhurua vetëm vetem 3 kilometra nga qendra e Vlorës, në 650 metra lartësi mbi nivelin e detit.Të joshur nga këngëtarë të muzikës tradicionale të zonës, kryesisht labe, pushuesit festuan në kalanë e Kaninës, deri në orët e para të mëngjesit të së martës.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter