Analiza 6 mujore e Postës, Çela: Shërbim i sigurtë për qytetarët

Tirane- Në analizën 6 muajore të shërbimit postar, drejtori i Përgjithshëm Ardit Çela garantoi qytetarët se shërbimi postar është i sigurtë.Gjithashtu drejtori garantoi se cdo pako e dërguar nga jashtë dhe anasajlltas shkon në skajin më të largët në mënyrë të sigurtë.“Menaxhimi dhe intensiteti i punës është të minimizojmë cdo lloj abuzimi. E rëndësishme që posta në drejtim të sigurisë ka treguar seriozitet.” tha ai.Duke iu referuar shifrave, Çela sqaroi se të ardhurat rezultojnë me mosrealizim me vlerë prej 336 milion lekë ose rreth 16 % më pak se programi vjetor 2013. Për sa i përket shpenzimeve, rezultojnë me një ulje në vlerën prej 113 mln lekë, ose 6% më pak se programi vjetor, ndërsa fitimi nga 200 milion lekë të programuara, rezulton me humbje 23 milion lekë. Nëse di t’i shtohet edhe rezultati ekonomik i Interpost sh.p.k, e cila është bijë e kompanisë Posta Shqiptare, e cila rezulton me një humbje prej 166.1 milion lekë, humbja e kompanisë është 189.1mln lekë ose 1.89 mln dollarëTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter