“Luani” i Kosovës shëndosh e mirë.Sylejmani: Plasni dushmana!!
Tjetër bashkëluftëtar i terroristit kosovar, Lavdrim Muhaxheri, përgenjështron vdekjen e tij.Basri Sylejmani, rreth orës 16:00 të pasdites së sotme ka postuar në faqen e tij zyrtare një foto me Muhaxherin, duke treguar se ai është shëndosh e mirë.“Le të plasin dushmanat hahaha” shkruan ai në fb.
Më herët ishte Fitim Lladrovci që hodhi poshtë zërat ,që kanë cituar televizionin kurd KNNC për vdekjen e tij.Ai shkruan në Fb: “Selam Alejkum . Krejt ju që mkeni shënu mesazhe në Fb me pytjen a ka ra Shehid Lavdërim Muhaxheri . Unë po ju tregoj që Elhamdulilah mir asht si Luan . Allahu e rujt edhe e forcoft …”Gjatë këtyre dy ditëve, Muhaxheri nuk është shfaqur as me zë dhe as me figurë, as i plagosur apo i vdekur dhe po ashtu, profili i tij në Fb nuk shfaqet më.