Video skandali, Cane e "kërcënoi" gruan: Po fole të pres kokën
Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar sërish mbi videon e skandalit në Sarandë.Në një postim fb, Berisha ndalet në kërcënimin me jetë që sekretari i deputeti Koço Kokëdhima i ka bërë shtetases me inicialet E.G, të cilës i kishte kërkuar favore seksuale me të dhe vajzën e saj të mitur 14-vjeç në këmbim të punësimit të saj dhe sigurimit të një shtëpije.Madje duke insistuar se ai e kishte në dorë t’ia siguronte ato”. Kërcënimi i Agron Canes dallohet qartë në një video, linkun e të cilës Berisha e ka publikuar në fb.“Po fole te pres koken!!!Te dashur miq, po fole te pres koken! Ky paraljamerim nuk eshte bere nga boset ne shpellat e mafies, strofullat e Sacra Corona Unita, por eshte bere nga bosi lokal i mafies socialiste ne seline e PS ne Sarande. Ky kercenim me prerje koke iu be nenes qe rrit tre jetime, pasi i kerkoi vajzen e mitur per marredhenie seksuale ne shkembim te vendit te punes, nga Agron Cane, sekretari i PS per Saranden dhe mekembesi i sivllaut te Edi Rames, Koco Kokedhimes, de fakto "kryeministri i jugut"”.Berisha më tej nënvizon faktin se nëna e katër jetimëve edhe sot është pa asnjë mbrojtje, ndërsa Kryeministri sipas tij për të mbrojtur Kokëdhimën merret me akuza ndaj opozitës.“Ajo edhe sot eshte pa asnje mbrojtje. Rama, per te mbrojtur sivllaun e tij merret me gjetjen e sharjeve te reja per opoziten. Ky kercenim u konsiderua si horror nga media dhe u çensurua. Ketu me poshte keni linkun e transkriptit dhe videos se ketij kercenimi horror!! Kete krim te shemtuar shteteror e denon çdo qytetar, ndaj te ngrihemi per dinjitetin tone!!”