Itali, 2 avionë ushtarakë përplasen në ajër

Romë - Dy avionë ushtarakë mendohet se janë përplasur në ajër.Ngjarja ka ndodhur në lokalitetin e Olibrias në Venarotta. Momentalisht atje kanë shkuar forcat e policisë - dhe zjarrfikëse, ndërkohë që media italiane bën publike pamje nga vendi i ngjarjes ku duken flakë.Mediat italiane thonë se bëhet fjalë për dy avionë tornado, avionë të aeronautikës ushtarake, të cilët po kryenin stërvitje.