Nishani paralajmëron "Jo": Ndarja territoriale të mbështetet në Kushtetutë
Tirane- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka lënë të kuptohet qartazi se ligji i maxhorancës për reformën territoriale do të ketë fatin e ligjeve të tjera të kthyera mbrapsht gjatë këtij muaji.Para se të hedhë firmën në dekret, kreu i shtetit u konsultua sot edhe me të zgjedhurit e djathtë të pushtetit lokal ku e ka konsideruar këtë reformë të rëndësishme, por që duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe interesat kombëtare."Kryerja e saj duhet të bëhet në përputhje të plotë me interesat kombëtare, ato të qytetarëve dhe duhet të jetë një proces i mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e vendit" thuhet në deklaratën e Presidencës.Kjo garanci u dha nga Nishani gjatë takimit konsultativ që zhvilloi me të zgjedhurit vendorë, të komunave dhe bashkive.Kreu i Shtetit shqiptar e quajti reformën administrativo-territoriale “një çështje madhore kombëtare, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët në çdo cep të Shqipërisë, tek interesat dhe problemet e tyre, tek zhvillimi i territorit dhe ai ekonomik, tek infrastruktura dhe mbrojtja e mjedisit, e që është e lidhur gjithashtu edhe me sigurinë kombëtare”.Presidenti Nishani theksoi se kjo reformë i ngarkon me përgjegjësi të gjithë aktorët vendimmarrës."Kryerja e kësaj reforme shumë të rëndësishme, e cila kërkon ekspertizë dhe profesionalizëm, i ngarkon me përgjegjësi historike të gjithë ata që qëlluan të jenë aktorë vendimmarrës në këtë moment të caktuar".Ky takim, ku të pranishëm ishin vetëm të zgjedhurit vendorë të PD, theksoi Presidenti Nishani, vjen si përgjigje e mjaft kërkesave dhe ankesave që kam marrë përgjatë këtyre kohëve nga grupe interesi, shoqata si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe Shoqatës së Komunave në lidhje me reformën territoriale, por edhe sepse, përpara se Presidenti i Republikës të shprehet me dekret, për një çështje të tillë me rëndësi kombëtare, ishte i nevojshëm një takim konsultues.Nishani garantoi të zgjedhurit vendor se do të shërbejë si një zë i fuqishëm për të përcjellë interesat publike dhe problemet e qytetarëve duke theksuar nevojën e krijimit të një imazhi të konsoliduar të shtetit shqiptar.Haxhimali: Presim dekretin e Presidentit pastaj do veprojme në rrugë ligjoreMenjëherë pas takimit ka folur edhe Përfaqësuesi i Shoqatës së Komunave, Agron Haxhimali, i cili ka deklaruar shqetësimet e tij në lidhje me këtë reformë. Ai deklaroi se do të presin dekeretin e Nishanit, pastaj do të ndjekin rrugët ligjore.“I shprehëm Presidentit shqetësimin në lidhje me reformën territoriale. Ne kërkuam shtimin e 28 njësive të reja vendore, kjo do ta bënte reformën më të plotë. Do të presim dekretin e Presidentit pastaj do të ndjekim të gjitha rrugët kushtetuese”Harta e re territoriale e Shqipërisë që u bojkotua nga opozita u miratua nga Kuvendi më 31 korrik, në seancën e fundit të sesionit parlamentar, pavarësisht disa rezervave që shprehën disa deputetë socialistë. Ligji për hartën e re territoriale mori edhe votat e PDIU.Deri tani Presidenti Nishani ka rikthyer për rishqyrtim edhe 3 ligje që u votuan në të njëjtën ditë me reformën territoriale.