Intervista - Lavdosh Ferruni: Në Tiranë zhvillim kaotik, po rritet dendësia - 19 Gusht 2014

Ndërtimi i pallatit 20-katësh në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet ka shqetësuar edhe ambientalistët. Në një intervistë për Ora News me gazetarin, Edvin Peçi, ambientalisti Lavdosh Ferruni ka shprehur shqetësimin e tij se në Tiranë po rritet dendësia dhe se me ndërtimet në zonën e liqenit po cënohet përveç hapësirave të gjelbra, edhe vullneti i qytetarëve.