PD 3 kushte për reformën në drejtësi, Halimi: Dokumenti gati në shtator
Tirane- Partia Demokratike, e cilëson mjaft të rëndësishme një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë, por pjesmarrjen në grupin e punës, e kushtëzon me 3 kërkesa, që sipas tyre rrjedhin në frymën e standardeve europiane.Sipas ish- Ministrit te Drejtësisë Eduart Halimi, reforma në drejtësi duhet të jetë gjithpërfshirëse, konsensuale dhe të udhëhiqet nga ekspertiza ndërkombëtarë.“Reforma në drejtësi duhet të bëhet nën udhëheqjen e Komisionit të Venecias dhe ekspertizës ndërkombëtare. Të jetë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse,” thotë Halimi në një prononcim për gazetarin e Ora News.Në fillim të muajit shator, demokratët, do të paraqesin para qytetarëve një dokument të hollësishëm startegjik, për reformën në drejtësi. Ky synim kryesor ka mbajtjen e sistemit larg ndikimeve politike. Në këtë dokument do të kërkohet heqjen e ekskluzivitetit të Ministrit të Drejtësisë për të kërkuar shkarkimin e gjyqtarëvë.“Të drejtën për të kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve duhet ta ketë dhe prokurori i Përgjithshëm, kryetari i gjykatës, dhoma e avokatisë. Sa më shumë të ketë monitorë që do t ë monitorjmë aq më shumë do të kemi identifikim të gjyqtarëve të korruptuar.Gjithashtu demokratët kërkojnë që pjesa më e madhe gjyqtarëve të rekrutohen në sistem nëpërmjet Shkollës së Magjistraturës, duke i prerë në këtë mënyrë rrugën emërimevë të individëve politik.“Kuota prej 75 % duhet të jetë brenda sistemit. Duke qenë brenda sistemit mundësia e kapjes së politikës është shumë herë më e vogël” thotë më tej ish ministri i Drejtësisë.Demokratët synojnë dhe shëndërrimin e Gjykatës së Lartë në gjykatë karriere.“Asnjë anëtar i Gjykatës së Lartë nuk mund të bëhet anëtar pa kaluar në shkallën e parë, të Apelit dhe më pas në të Lartën. Pra të mos ketë kapërcime dhe forcimi i llogaridhënies.” tha Halimi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter