Pallati te Liqeni, Feruni: Po rritet dendësia e Tiranës, zhvillim kaotik
Ndërtimi i pallatit 20-katësh në zonën e Liqenit Artificial në kryeqytet ka shqetësuar edhe ambientalistët. Në një intervistë për Ora News me gazetarin, Edvin Peçi, ambientalisti Lavdosh Feruni ka shprehur shqetësimin e tij se në Tiranë po rritet dendësia dhe se me ndërtimet në zonën e liqenit po cënohet përveç hapësirave të gjelbra, edhe vullneti i qytetarëve.“Nuk mund të mos reagonim, sepse është fjala për cënim të vullnetit. Kemi një kryetar bashkie që është zgjedhur nga qytetarët. Basha ka bërë takime, ku ka thënë se nuk do të preket Parku i liqenit. Por fakti që kemi një ligj një vendim për ketë gjë, nuk është se u bë një lavazh, por është fjala për ndërtesa gjigande, që nuk mund të mos ngre edhe një pikpamje tjetër, ku po shkojmë drejt një zhvillimi kaotik. Dendësia e Tiranës është shumë e lartë, dhe në planin Rregullues të Tiranës mendohet të shtohen edhe banorë të tjerë. Kjo dëndësi konvertohet në jetesë më të keqe të banorëve të Tiranës. Pra do të kemi një përkeqësim të situates”, u shpreh Feruni.Duke u ndalur te fakti që kjo është një zonë private, ambientalisti Feruni tha se pavarësisht se është e tillë aty duhet të hiqet dorë nga ndërtimi. Pronarët të kompesohen dhe në të vetmin park të mos ndërtohet.“Duhet të hiqet dorë nga ndërtimet në atë zonë, kurse pronarët duhet të kompensohen, por në atë hapësirë nuk duhet të ndërtohet. Është i vetmi oaz ku i gjihtë qyteti të mbijetojë. Me planin rregullues të Tiranës, që unë do ta quaja çrregullues,se nuk mund të ndërtohet në këtë qytet super të ndërtuar po shkohet drejt një dendësia të paimagjinueshme me 25 mijë banorë për km2 që nuk e mban ky qytet. Dhe ne po e shohim përditë, po protestojmë që njerëzit të ecin edhe me biçikleta dhe këmbësorët të kenë hapësirat e veta dhe qytetarët që lëvizin me makina janë të shokuar, sepse nuk ka shanse që të rregullohet me këtë dëndësi, dhe e vetmja mundësi është të mos rritet më dendësia e qytetit, sepse nuk mund të pranohen me ndërtime për banim, as për qendra tregtare me 40-50 kate, sepse nuk jemi në Singapor as Hong Kong sepse nuk kemi qendra gravitacioni biznesi si Amsterdami. Po ti referohemi edhe urbanistikes se qyteteve europiane nuk e shohim kete qe po ndodh ne Tiranë. Jemi në rrugën e gabuar, aq më tepër në një zonë të gjelbër, eshte e papranueshme”, deklaroi ambientalisti.Feruni nuk la pa përmednur edhe pjesë të tjera të Tiranës, ku nga parqe janë kthyer në ndërtime, duke përmendur parkun e Namazgjasë, apo atë të Rrugës së Elbasanit.Feruni: U “kafshua” edhe parku i Namazgjasë“Kemi kafshimin e parkut të Namazgjasë, barbar, ishte e papranueshme në atë hapësirë në qendrën e qytetit, kemi kafshimin e parkut të liqenit për zgjerimin e Rrugës e Elbasanit, dhe nëpër lagje apo hapësira të ndryshme, ku tentohet të ndërtohet ku ka hapësira. Jena mbjellë pemë, por prap ato janë të pazëvendësueshme. Ka mungesë parqe në Tiranë dhe ky i liqenit është i vetmi që mund të marrë një dimension tjetër vetëm me disa ndërhyrje estetike.“Feruni: Është rritur ndërgjegjësimi, por prap ka rrezikshmëri“Vitet e fundit ka një ndërgjegjsim në rritje, ka përmirësime, por mendoj se këto vendimarrje që janë edhe legale janë të rrezikshme. Ti shkatërosh nëpërmjet legalzimit, është e pavlefshme, kjo edhe në pikpamjen e standardeve, nuk lejohet kjo gjë. Ka ardhur koha që të parandalohet.Procesi i krijimit të ambienteit të pastër kërkon një farë kohë. Relativisht këtë vit është bërë diçka, ka filluar pastrami i akseve rrugore, apo i bregdeteve.”Në lidhje me ndërtimin e HEC-eve Feruni tha:“Problem mbetet leja e ndërtimit për HEC-et, por me futjen e ndertimeve në ujë do të këmi një katastrofe, për banorët të cilat jetojnë në këto zona sepse ka ujë. Këto çështje madhore duhet të shikohen më me hollësi.”Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter