Tiranë, INUK shemb 20 ndërtime, rrugë dytësore përgjatë rrugës së Elbasanit

Tiranë - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka vijuar shëmbjen e ndërtimeve pa leje përgjatë rrugës së Elbasanit.Kreu i INUK-ut, Zyhdi Dajti, shprehet se janë rreth 20 ndërtesa që do të shemben në këtë zone, ndërkohë që fadromat kanë rrafshuar katin e parë të një pallati në ndërtim e sipër.“Ne jemi në prishjen e një objekti që është pa leje me sipërfaqe gati 300 metra katrorë. I bëj thirrje të gjithë banorëve të kësaj zone. Të gjithë objektet që janë pa leje do të prishen. Ne kemi pasur mirëkuptim dhe shumë banorë të cilët kanë pasur ndërtime pa leje i kanë prishur.” tha Zyhdi Dajti.Kreu i INUK ka deklaruar se nuk është hasur kundërshtim i banorëve për këto aksione. Shëmbja e ndërtimeve pa leje në këtë zonë ka si synim ndërtimin e një rruge dytësore .Oranews.tvTë parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter