Te “Kristali” italiani Nespola mori diplomën për 10 ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2014, 16:05
Universiteti “Kristal” ka diplomuar për stomatologji një shtetas italian i cili ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë. Kjo shkelje e cila është dërguar në Prokurori u prezantua sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca.Në raportin e MAS për Institucionin e Arsimit të Lartë Privat “Kristal” është evidentuar rasti i shtetasit italian Vincenco Nespola.Nëpërmjet një note verbale që ambasada italiane i ka dërguar Prokurorisë thuhet se këtij shtetasi i është lëshuar diploma nga universitetit “Kristal” më 20 korrik 2011.Ndreca thotë se ky rast i cili është paditur në Prokurori nga ambasada italiane do të dërgohet edhe nga ministria në Prokurori për hetime të mëtejshme. (Letra e Ambasadës Italiane dërguar Prokurorisë së Përgjithshme për diplomimin e shtetasit italian)
Gjatë një konference për shtyp, sot u prezantuan të gjitha shkeljet ligjore të Universitetit “Kristal” të cilat çuan edhe në heqjen e licencës.Sipas Ndrecës, ky Institucion i Arsimit të Lartë nga shkelur 24 nga 37 kritere të ligjshmërisë, ku kryesorja është se në dosjet e studentëve mungon dokumenti bazë, dëftesa e shkollës së mesme. Po ashtu për shtetasit e huaj mungon dëshmia e gjuhës shqipe.Ja disa nga shkeljet ligjore të IAL “Kristal”1-Diplomimi i shtetasit italian Vincenco Nespola më datë 20 korrik 2011, i cili ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë.2-Në IAL nuk gjenden dosjet e të gjithë studentëve të regjistruara;3- Dosjet e studentëve nuk janë të plota, mungon dokumentacioni bazë si dëftesa e shkollës së mesme;4- Në dosjet e studentëve të huaj ka mangësi dokumentacioni bazik si dëshimia e njohjes së gjuhës shqipe;6-Për programe të ndryshme studimi të ofruara janë tërhequr diploma “në bllok” (10-20 diploma) nga i njëjti person, në të njëjtën datë, në mungesë të autorizimit.7-IAL ka filluar aktivitetin në disa programe studimi para datës së licencimit.8-IAL nuk ofron të dhëna për statusin e programeve të studimit të mbyllura, nuk ka Vendim të MAS për mbylljen e tyre.9-Institucioni i Arsimit të Lartë nuk ka urdhër të akreditimit institucional të lëshuar nga Ministri i Arsimit.10-IAL nuk është i pajisur me një dokument që përcakton statusin e akreditimit të filialeve aktive dhe programeve të studimit që ato ofrojnë.11- Ka mospërputhje midis të dhënave mbi stafin akademik të raportuara nga IAL në MAS në periudha të ndryshme të vitit 2014.12-Nuk plotësohet kriteri për kualifikimin e personelit akademik efektiv dhe posedimin e titujve dhe gradave shkencore (3 nga 7 PAE)13-Stafi akademik i filialeve nuk është i njëjtë me atë të qendrës, sikundër raportohet.14- Objekti arsimit të lartë privat, nuk është i pajisur me leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi.
Gjatë një konference për shtyp, sot u prezantuan të gjitha shkeljet ligjore të Universitetit “Kristal” të cilat çuan edhe në heqjen e licencës.Sipas Ndrecës, ky Institucion i Arsimit të Lartë nga shkelur 24 nga 37 kritere të ligjshmërisë, ku kryesorja është se në dosjet e studentëve mungon dokumenti bazë, dëftesa e shkollës së mesme. Po ashtu për shtetasit e huaj mungon dëshmia e gjuhës shqipe.Ja disa nga shkeljet ligjore të IAL “Kristal”1-Diplomimi i shtetasit italian Vincenco Nespola më datë 20 korrik 2011, i cili ka qëndruar në Shqipëri vetëm 10 ditë.2-Në IAL nuk gjenden dosjet e të gjithë studentëve të regjistruara;3- Dosjet e studentëve nuk janë të plota, mungon dokumentacioni bazë si dëftesa e shkollës së mesme;4- Në dosjet e studentëve të huaj ka mangësi dokumentacioni bazik si dëshimia e njohjes së gjuhës shqipe;6-Për programe të ndryshme studimi të ofruara janë tërhequr diploma “në bllok” (10-20 diploma) nga i njëjti person, në të njëjtën datë, në mungesë të autorizimit.7-IAL ka filluar aktivitetin në disa programe studimi para datës së licencimit.8-IAL nuk ofron të dhëna për statusin e programeve të studimit të mbyllura, nuk ka Vendim të MAS për mbylljen e tyre.9-Institucioni i Arsimit të Lartë nuk ka urdhër të akreditimit institucional të lëshuar nga Ministri i Arsimit.10-IAL nuk është i pajisur me një dokument që përcakton statusin e akreditimit të filialeve aktive dhe programeve të studimit që ato ofrojnë.11- Ka mospërputhje midis të dhënave mbi stafin akademik të raportuara nga IAL në MAS në periudha të ndryshme të vitit 2014.12-Nuk plotësohet kriteri për kualifikimin e personelit akademik efektiv dhe posedimin e titujve dhe gradave shkencore (3 nga 7 PAE)13-Stafi akademik i filialeve nuk është i njëjtë me atë të qendrës, sikundër raportohet.14- Objekti arsimit të lartë privat, nuk është i pajisur me leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi.Raporti i plotë i Ministrisë së Arsimit për Universitetin Kristal
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter