Sulmuesi i Athletic Bilbaos, Fernando Llorente pritet ti bashkohet zyrtarisht Juventusit
Në Spanjë janë të sigurt, Fernando Llorente e ka zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm. Sipas asaj që shkruan gazeta "Marca", sulmuesi i Athletic Bilbaos dhe Juventusi gjetën gjuhën e përbashkët për të nënshkruar deri në vitin 2017.Edhe pse nga klubi torinez nuk ka asnjë sinjal, e përditshmja madrilene shton se transferimi i lojtarit bask do të bëhet në 30 qershor kur përfundon edhe kontrata e tij me Athletic Bilbaon.Për të mbyllur gjithë anën ligjore, agjenti i Llorentes ndodhet në Itali dhe nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vazhdim. Sipas asaj që nënvizohet në shkrim, Juventusi nuk ka shkelur asnjë normë ligjore të FIFA-s sepse bisedimet me lojtarin nisën rreth 6 muaj përpara skadimit të kontratës së tij, afat ky i përcaktuar edhe në artikullin 18 të rregullores.27-vjeçari do të përfitojë rreth 4.5 milionë euro në sezon.