Formësohet Bayerni, Isco shënjestra e parë e epokës Guardiola
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2013, 15:58
Fillon të marrë formë Bayerni i Pep Guardiolës. Nga Gjermania vijnë lajmet e para përsa i përket objektivave të merkatos bavareze pasi drejtimin e skuadrës ta marrë ish trajneri i Barcelonës.I pari në listë është Farncisco Roman Alarcon Suarez, i njohur si Isco, 20-vjeç, i cili pritet të jetë goditja e parë e Bayernit të epokës Guardiola.Talenti i Malagas kërkohet edhe nga klube të tjera me emër në Europë, siç është Manchester United, por kalimi i Guardiolës në Allianz Arena pritet të luajë një rol kyç në vendimmarrjen e spanjollit për t'iu bashkuar bavarezëve.