Mat, kryekomunarëve u komunikohet masa e arrestit
Gjykata e Matit iu ka komunikuar sot masën e sigurisë 7 personave të arrestuar për falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.Gjykata i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” kreut të komunës Xibër Lutfi Çeka, kryetarit të komunës Rukaj, Hamit Xhakrosa, nëndrejtorit të spitalit të Burrelit Behar Metra, shefit të financës së komunës Rukaj, Gani Ruka, specialistit të financës në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Mat Etion Mani dhe Hajredin Bardhit me detyrë shef i financës së Komunës Baz.Të hënën policia e Matit arrestoi dy kryetarë komunash, 2 shefa financash, drejtorin e spitalit të Matit si dhe një inspektor i ISHP-së ndërsa ka shpallur në kërkim kryetarin e komunës Gurrë Mustafa Celami.Shtatë personat dyshohet se janë përfshirë në një skemë mashtrimi me fondet publike.