Shkon në 7 numri i grevistëve, një tjetër ish i përndjekur shtrohet në spital

Reduktohet në 7 nunmri i ish të përndjekurve politike që vazhdojnë grevën e urisë, pasi një tjetër grevist ka lënë grevën mbrëmjen e sotme si pasoje e gjendjes së rënduar shëndetësore.Vllasi Koçi, 55 vjeç, nga Vlora, i cili më parë kishte refuzuar ndihmën mjekësore, nuk ka mundur të vazhdojë më dhe është dërguar me urgjencë në spital.Në ditën e 24 të grevës së urisë, Koci kishte shfaqur probleme shëndetësore në zemër edhe më herë gjatë ditës, por nuk kishte pranuar të ndërpriste grevën.Ndërkaq, kryeministri Sali Berisha mbetet i palëkundur në qëndrimin e tij, pasi në një reagim në mbledhjen e grupit demokrat e rivlerësoi grevën si politike, e cila sipas tij po menaxhohet nga një kriminel ordiner si, Skënder Tufa.Nga ana tjetër koordinatori i grevës së urisë, Skënder Tufa akuzoi mjekët për trajtim, siç tha ai, shumë të keq të grevistëve të sëmurë, duke i akuzuar bluzat e bardha për lidhje me politikën.Lidhur me strategjinë e mëtejshme, Tufa njoftoi se ka konfirmime për nisje të grevave paralele në disa qytete të Shqipërisë.