Peqin, të dënuarit në grevë: Jemi të pakënaqur nga amnistia

Të dënuarit e burgut të Peqinit nisin sot një grevë urie pasi shprehen të pakënaqur nga amnistia që do të bëhet me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.Të dënuarit do të refuzojnë ushqimin e institucionit të vuajtjes së dënimit si dhe nuk do të marrin ushqime nga familjarët e tyre.Sipas të burgosurve amnistia prek të burgosurit që pothuajse e kanë përfunduar dënimin prandaj kërkojnë të rivlerësohen vendimet e gjykatave për të përfituar nga amnistia.Greva e të dënuarve në burgut e Peqinit vjen pas asaj në burgun e Shënkollit në Lezhë dhe të Fushë Krujës.Ndërkohë sipas një projektiligji të miratuar nga Këshilli i Ministrave 2546 persona do të përfitojnë nga dhënia e amnistisë me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.Nga ky projektligj do të përfitojnë 290 persona që gjenden në sistemin e burgjeve, 928 të rritur dhe 452 të mitur që ndodhen nën mbikëqyrjen e Shërbimit të Provës dhe janë me masa alternative dhe 876 persona, të cilët deri në datë 31.08.2012 kanë qenë në hetim për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim deri në dy vjet ose çdo lloj dënimi tjetër të lehtë.