Durrës, goditet rrjeti i prostitucionit, 7 në pranga

Policia e Durrësit ka shkatërruar sot një rrjet prostitucioni duke arrestuar edhe 7 persona. Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar "Ura dajlanit 2" janë arrestuar 7 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.Sipas policisë janë arrestuar për veprën penale të trafikimit të femrave shtetasit Gentjan Tahiri 22 vjeç, Xhanfranko Kiptiu 21 vjeç dhe Bajame Ibrahimi 47 vjeçe të cilët në bashkëpunim dhe me 4 personat e tjerë të cilët janë shpallur në kërkim rekrutonin e më pas trafikonin drejt Italisë për t`i shfrytezuar për prostitucion shtetase shqiptare të moshës 17-21 vjeçe.Gjithashtu policia ka bërë të munduar edhe arrestimi në flagrancë për veprën penale të prostitucionit të shtetaseve:1-D.B., 20 vjeçe, lindur në Berat e banuese në Durrës.2-F.K., 21 vjeçe, lindur e banuese në Elbasan.3-M.B., 17 vjeçe, lindur e banuese në Berat.4-E.I., 21 vjeçe, lindur e banuese në Korçë.Sipas policisë vajzat janë kapur në flagrancë rreth ores 13.30 të ditës së djeshme tek vendi i quajtur "Ura e Dajlanit" në Durrës, duke ushtruar prostitucion kundrejt fitimit prej 2000 lekë.Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë e konsiderueshme parash, dokumentat e identitetit te personave të përfshirë, 5 telefona celularë së bashku me kartat SIM, një sasi kontraceptivësh, etj. Ndërkohë policia po vijon hetimin për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.