Greva e urisë, Kordinatorët: S`do largohemi nga çadrat

Kordinatorët e grevës së urisë së ish të përndjekurve politik kanë deklaruar se nuk do të largohen nga çadrat e tyre.Në një prononcim për mediat ata e kanë cilësuar si jo të drejtë vendimin e gjykatës ndërsa i kanë bërë sërish thirrje qeverisë të ulen në tavolinë me grevistët për të arritur një zgjidhje.Kordinatori i grevës së urisë Asllan Patrioti me tone mjaft të ashpra ka deklaruar se do të largohen nga vendi ku po zhvillohet aktualisht greva e urisë.  Ai ka lëshuar edhe akuza ndaj kryeministrit Sali Berisha që sipas tij ka kapur gjykatat dhe institucionet e vendit.“Këta njerëz që janë këtu janë ata që të kanë dhënë votën 22 vjet. I bëj thirrje kryeministrit të ulë gjakrat ndryshe do kesh kufoma. Këta njerëz do të dalin si kufoma nga këtu. Nëse ti do tentosh ti nxjerrësh me forcë do të kesh probleme. Ne do të zhvendosemi kur të bëjmë gati vendin tjetër dhe nuk do ta tregojmë derisa sa të bëhet gati. I bëjmë thirrje ish të përndjekurve të vijnë këtu. Kjo nuk është grevë politike, është grevë ekonomike” tha ai.Ndërsa, kordinatori tjetër i grevës Skënder Tufa e ka cilësuar vendimin e gjykatës së Tiranës si anti demokratik.  “Në Shqipëri po vepron një diktaturë e re që po shkel të drejtat e njeriut në mënyrën më flagrante” tha Tufa.Gjykata e Tiranës: Greva e ish të burgosurve e paligjshmeGjykata e Tiranës ka shpallur si të paligjshme grevën e urisë së ish të përndjekurve politik duke kërkuar edhe shpërndarjen e saj.Vendimi është marrë pas padisë që policia e Tiranës ka depozituar në këtë gjykatë ku kërkonte ndërprerjen e grevës së urisë së ish të burgosurve politik.Në një prononcim për mediat, ish të përndjekurit politik e kanë cilësuar si të turpshëm vendimin e gjykatës së Tiranës ndërsa janë shprehur të vendosur se do të vijojnë grevën e urisë.“Turp të kenë ata gjyqtarë që kanë marrë këto vendime. Ne nuk dalim prej këtu. Vetëm të vdekur mund të na nxjerrin. Nëse nuk do të digjemi këtu do të shkojmë të digjemi përpara parlamentit” kanë theksuar ish të përndjekurit.Ndërsa ish i përndekuri politik Fatmir Lamaj ka theksuar se greva do të zhvendoset në një vend tjetër por nuk do të ndërpritet.Ai e ka cilësuar të gabuar vendimin e gjykatës, duke hedhur akuza se në Shqipëri nuk ekzistojnë më institucionet e pavarura. “Në një vend ku nuk zbatohet ligji, demokracia ka vdekur” tha Lamaj.Momentalisht ne grevën e urisë janë 7 ish të burgosur, pas daljes paraditen e sotme të Fatmir Lamajt. Ai është transportuar për në spital me ambulancë pas komplikacioneve në shëndet.