Djali ekzekuton të atin, policia shpall në kërkim Avdi Laçin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Tetor 2012, 11:14
Ekzekutohet me armë zjarri një shtetas 74 vjecar nga i biri i tij. Krimi i rëndë brenda familjes është regjistruar në qytetin verior të Kukësit, ku shtetasi Avdi Laçi, 36 vjec ka qëlluar për vdekje të atin e tij Sali Laci, ndërsa është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.E gjithë skena e krimit të rëndë ka ndodhur në banesën e tyre në fshatin Bardhoc, të komunës Tërthorë, Kukës.Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat që e kanë cuar Avdi Lacin, që tashmë ndodhet në arrati për të ekzekutuar babain e tij, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes si dhe po punon për kapjen e të dyshuarit si autor i krimit të rëndë.