Francë, shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës
Policia franceze në bashkëpunim me atë gjermane sot në mëngjes kanë arrestuar mbi 40 persona, si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikimit të drogës.Në mesin e të arrestuarve pjesa më e madhe e tyre janë edhe shqiptarë, kryesisht nga Kosova, por nuk është zbuluar identiteti i tyre, për shkak të hetimeve të mëtejshme.Aksioni u zhvillua në zonën Elsas, në kufirin midis dy vendeve, por disa trafikantë u arrestuan edhe në territorin gjerman. Operacioni policor është organizuar në bashkëpunim edhe me policinë zvicerane, ku ishin të angazhuar rreth 250 pjesëtarë të njësiteve speciale policore, ndërsa rreth 500 policë ishin angazhuar nga përbërja e policisë lokale.Gjatë operacionit janë konfiskuar mbi 50 kilogram lëndë narkotike, kryesisht heroinë. Arrestimet më të mëdha u bënë në qytetin Mulhouse të Francës. Policia nënvizoi se ky rrjet i trafikantëve po hetohej që nga viti 2010 dhe se droga transportohej nga Shqipëria.Sipas autoriteteve franceze, policia e Shqipërisë në gusht të këtij viti arrestoi katër trafikantë me 880 kg kanabis, të cilët po tentonin të realizonin dërgesën drejt këtij grupi të trafikantëve në Francë. Edhe policia zvicerane është përfshirë në një operacion të gjërë antidrogë, duke paralajmëruar aksione në disa kantone, kundër rrjeteve të trafikantëve të drogës.