Ishte dënuar për vrasje, ekstradohet nga Italia 37-vjeçari

Ekstradohet nga Italia një shtetas i shumëkërkuar për vrasje. Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme rreth orës 17:30`, është kryer ekstradimi nga Milano/Itali, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Shpëtim Teki Mema, vjeç 37, lindur në Durrës.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 558, datë 27.10.2010, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg" për kryerjen eveprës penale të "Vrasjes me dashje" parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.I ekstraduari Shpëtim MEMA , në datën 20 korrik 2010, rreth ores 02.00` të natës, ka vrarë me armë gjahu shtetasin Agim Seci. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në lokalin "Diaspora" në pronësi të viktimës nëzonën e plazhit në Durrës.Arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Shpëtim MEMA u bë i mundur në datën 24 gusht 2012, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën.